Aktualitet

Balluku: Natyra, mikpritja e infrastruktura po tërheqin më shumë të huaj

KAON

Promovimi i turizmit dhe mundësitë e shumta që ofron Dibra ishin në fokus të vizitës së ministres Belinda Balluku me disa banorë të zones së Maqellarës.

Gjatë vizitës tek një prej familjeve që pret turistë të huaj, Balluku u shpreh se Dibra është e bekuar nga natyra dhe mikpritja e banorëve, por dhe nga infrastruktura e re rrugore.

Duke marrë shkas nga vizitorët e shumtë, Balluku u kërkoi dibranëve që të shtojnë kapacitetet akomoduese, për të ofruar shërbimin e duhur dhe me standarde për turistët.

Sipas banorëve ushqimet bio apo dhe traditat e zones së Dibrës janë ndër veçoritë që u bëjnë gjithnjë e më shumë përshtypje turistëve nga vende të ndryshme të botës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?