SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

VIDEO SKANDAL/ Kryebashkiaku i Divjakës shan banorët: Jeni k*rva, nuk i dua votat tuaja

Një video-skandal po qarkullon gjerësisht në rrjetet sociale, ku dëgjohet kryebashkiaku i Divjakës, Josif Gorrea. Ka qenë deputeti i PD-së, Saimir Koreshi ai që ka publikuar videon në rrjetin social ‘Facebook’, ku dëgjohet teksa Gorrea zihet me disa banorë, madje përdor fjalë të rënda fyese.



Dhjetëra qytetarë po protestonin për plehrat dhe po kërkonin një zgjidhje te kryebashkiaku i tyre, të cilin e zgjodhën me votë më 14 maj. Por, duket se kjo nuk i ka bërë përshtypje kryebashkiakut socialist, i cili pasi shpërthen ndaj tyre, shton se nuk i do votat e tyre.DEBATI:Qytetari: Tani këta kanë pretendime që mos të derdhen më, le të mbulohen, por vetëm të mos derdhen
Kryetari: I thuaj atyre të ikin dhe ti kishin bërë protestat para 10 vjetesh ai Like k*rva. Para 10 vjetësh ti kishte bërë. Sot ti nuk më bën mua p*rdhë


 

Qytetarët: Kujt i thua k*rvë, ti ke marrë vota nga ne o maskara

Solares Albania-panele diellor

Kryetari: Nuk i dua votat e tua, protestën duhet ta kishe bërë si njeri, protestën shko bëje me shokun tënd se me mua nuk ke shanse ti.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?