SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Manjati i medias martohet sërish në moshën 92-vjeçare

Sipas Drudge Report, Murdoch së fundmi është parë duke shijuar diellin e verës në një jaht me një grua të quajtur Elena Zhukova.

“Ai ka energjinë e meshkujve gjysmën e moshës së tij. Ai mund të jetë sërish i dashuruar”, tha një burim për uebsajtin amerikan.

Sipas Daily Mail , jahti i Murdoch-it, aktualisht po lundron nga Kefalonia, por nuk dihet nëse ‘çifti’ po pushojnë së bashku në të.

Kujtojmë se lidhja e fundit e Murdoch, pas divorcit të tij vitin e kaluar me Jerry Hall ishte me 66-vjeçaren Anne Leslie Smith. Marrëdhënia, e cila u përshkrua si një “dhuratë e Zotit” nga manjati mediatik, përfundoi në mënyrë të palavdishme vetëm disa javë pas shpalljes së fejesës.

Sipas një miku të çiftit, 66-vjeçarja e kishte të vështirë të menaxhonte publicitetin që kishte fituar për shkak të marrëdhënies me Murdoch, pasi donte të mbronte privatësinë e saj. “Ata u ulën dhe biseduan dhe vendosën së bashku se ishte më mirë të ndaheshin”, tha burimi./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?