Rama për “La Stampa”: Një verë përtej pritshmërive! 35% më shumë turistë se një vit më parë
“Ne po ecim në gjurmët që ka përshkuar vendi juaj dhe kjo verë ka qenë përtej pritshmërive. Kemi pasur një rritje prej 35% të turistëve, shifrat e italianëve janë mbresëlënëse dhe janë afër gjysmë milioni”.
Sipas kryeministrit, Shqipëria ia ka dalë të ndryshojë stereotipin që e ka shoqëruar për shumë gjatë.“Duhet të kompensojmë kohën e humbur. Por nuk duam të bëjmë gabimet e mëdha të Italisë apo vendeve të tjera, të brigjeve apo të qyteteve të pushtuara. Mbërritjet masive dhe kostot e ulëta mund të shkatërrojnë të ardhmen dhe të lënë pas eko-përbindësha dhe katastrofa mjedisore”.
Jashtë vëmendjes nuk qëndruan as çështje të tjera, që lidhen me politikën dhe rajonin. Kreu i qeverisë iu përgjigj me diplomaci pyetjes për homologut kosovar Albin Kurti, duke i nënvizuar “mundësinë fantastike” që ka në tryezë.
“E respektoj, por do të bëja zgjedhje krejtësisht të ndryshme. Ai është kokëfortë dhe maksimalist. Ka një mundësi fantastike, planin e paqes franko-gjerman. Marrëveshjet nuk qëndrojnë përgjithmonë në tavolina. Atëherë, historia të bën të presësh”.
Duke iu kthyer situatës në frontin e luftës dhe Ukrainë dhe implikimet e saj në anëtarësimin e Shqipërisë në BE, Rama shpreson se ajo do të përshpejtojë integrimin e plotë të vendeve evropiane në BE.

