SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Ndahet nga jeta mjeku i njohur shqiptar – EMRI

Eshtë ndarë nga jeta në moshën 74-vjeçare mjeku i njohur shqiptar, Agron Panariti. Pas një beteje të gjatë me leuceminë, mjeku infeksionist dhe profesori mbylli sytë përgjithmonë, duke lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët dhe të gjithë ata që patën kënaqësinë dhe nderin të punojnë dhe mësojnë nga ai.

Miqtë e tij e përshkruajnë Agronin si një njeri me zemër të madhe dhe një legjendë e një epoke miqsh që nuk vjen më.

“Çtë shkruaj për ty Agron Panariti.. Njeriu i të gjithëve, mjeku humanist, që e doje bluzën e bardhë dhe pacientin deri në vetmohim, zemërfloriri dhe legjenda e një epoke miqsh që nuk vjen më. Fluturove, ike përgjithmonë. Parajsa është lumturuar sot, me vajtimin dhe trishtimin tonë të pamate.

Të qoftë dheu i lehtë. Përherë në zemrat tona. Rest in peace ,MIK”, shkruan doktoresha Lida Shosha.

Agron Panariti ka qenë një nga figurat e njohura të mjekësisë shqiptare. Mjeku infeksionist ka qenë gjithashtu dekan edhe në Universitetin e Mjekësisë.

Total 2 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?