SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Meta: ‘Inceneratori i Tiranës, ngjarje monstruoze’

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një deklaratë për mediat bëri me dije se do të kërkojnë llogaridhënie deri në fund për aferën korruptive të inceneratorëve.

Meta tha se SPAK sekuestroi një inicenerator si ai i Tiranës, që nuk ekziston në të vërtetë.

Ngjarja monstruoze, e cila edhe pas sekuestrimit të inceneratorit të Tiranës. Ndaj SPAK dhe institucionet e drejtësisë, duhet të motivohen që të vijojnë punën. Përgjegjësit duhet të vihen para përgjegjësisë dhe të mos vidhen para publike dhe taksat e qytetarëve paguhen edhe tani që flasim. Kjo është me rëndësi. Duke u ndalur te operacioni Metamorfoza, por edhe për shkak të ngjarjes së rëndë, ku në një repart ushtrie mblidhej kanabis, tregoi se cënohet siguria kombëtare dhe ajo qytetare. ‘Metamorfoza’ tregon se elementet e botës së krimit kontrollojnë drejtuesit e policisë, që duhet të jetë mbrojtësja e pronës. Ata arrijnë që të marrin informacione për çdo lëvizje. Ky inkriminim i policisë, ka vetëm një emër fajtor, që është Edi Rama.”, tha Meta

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?