Aktualitet

Shpërthim me tritol në Krujë

Një shpërthim tritoli është shënuar mëngjesin e kësaj të enjtje në Krujë., sipas informacioneve mësohet se sasia e tritolit ka shpërthyer në aksin Fushë Krujë-Krujë në afërsi të lagjes Zim Zeneli të Krujës.


Ndërkaq deri më tani nuk ka informacione për objektivin e sulmit, pasi sasia ka shpërthyer në mes të rrugës duke hapur një gropë dhe duke thyer xhamat e vitrinave të disa bizneseve dhe të banesave përreth,.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 pas mesnate, ndërkohë policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes

Më datë 03.08.2023, rreth orës 02:25, në rrugën “Zim Zeneli” (në asfalt) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e katër bizneseve përreth.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes“, thuhet në njoftimin e policisë

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?