Aktualitet

Prokuroria kërkoi zgjatjen e hetimeve dhe paraburgimin për Alda Klosin

KAON

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e SPAK për zgjatjen e afateve të hetimeve dhe paraburgimit me 3 muaj për Alda Klosin.



Avokati i saj Arbër Hoxhaj, në një deklaratë për mediat pas seancës kundërshtoi vendimin: “Vazhdon praktika qëndro në burg, sa të gjejmë prova lundër teje, ndërkohë që duhet të funksionojë e kundërta”.

Solares Albania-panele diellor

Ai tha se Alda Klosi nuk ka qenë e pranishme në seancën e mbajtur ditën e sotme, ndërsa shtoi se vullneti i saj ishte se duhej të rrëzohej kërkesa e prokurorisë.

Sipas tij, kanë kaluar gjashtë muaj dhe nuk ka asnjë provë se paratë e gjetura në shtëpinë e Rozerta Dobit pastrueses së Alda Klosit, lidhen me këtë të fundit.


Sipas akuzës, në banesën e Alda Klosit u vodhën 120 mijë euro dhe 30 mijë dollarë, nga pastruesja Rozeta Dobi, e cila punonte për të. Kjo e fundit dëshmoi më pas se vjedhja kishte qenë e inskenuar së bashku me zonjën Klosi, dhe se edhe mbi 400 mijë eurot e tjera që u gjendën në banesën e saj, i përkisnin ish zyrtares.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?