E rëndë, vr*itet me thikë 33-vjeçari shqiptar në Angli, plagoset një tjetër (EMRI-FOTO)

Një 33-vjeçar shqiptar është vrarë me thikë mëngjesin e 27 Korrikut në Wolverhampton, Angli. Jetmir Pemaj vdiq pasi u plagos rëndë në një goditje të dyfishtë me thikë në Harrow Street, Whitmore Reans.
Në sulmin ku ai mbeti i vrarë u plagos rëndë edhe një 20-vjeçar. Por identiteti i këtij të fundit nuk është bërë me dije.
Në lidhje me këtë ngjarje, autoritetet britanike kanë arrestuar Lucious Winchester, 24 vjeç, nga Quinton, Birmingham, i cili akuzohet për 2 vepra penale: vrasje dhe vrasje të mbetur në tentativë.
Vrasja e 33-vjeçarit për motive që ende nuk dihen ka tronditur fort familjen e tij. Këta të fundit e përshkruajnë Jetmirin si një djalë, vëlla dhe partner të dashur.
Total 1 Votes
1
0


