Erion Braçe zbulon skandalin me ONE: Kam paguar rregullisht, por më kanë mbyllur numrin
Ish zv/kryeministri dhe deputeti socialist, Erion Braçe, i është bashkuar shqetësimit të mijërave qytetarëve të cilët prej kohësh po denoncojnë kompaninë celulare “One Albania”.
Përmes një postimi në “Facebook”, Braçe ka zbuluar skandalin e radhës të “One Albania”, të cilës newsbomb.al prej muajsh po i nxjerr në pah shqetësimet dhe pakënqësitë që abonentët kanë kundrejt kësaj kompanie celulare.
Deputeti socialist thotë se ndonëse ka qenë një klient i rregullt dhe ka paguar të gjitha detyrimet e tij, “One Albania” i ka mbyllur numrin. Ish zv/kryeministri thekson se njëjtë me rastin e tij ka dhe shumë qytetarë të tjerë të cilët po sorollaten në dyqanet e kësaj kompanie telefonike, “mizerabël” ashtu si ai i referohet, mirëpo nuk marrin një përgjigje.
“KAM NJE MUAJ PA TELEFON, NJE MUAJ PLOT!
SOT ESHTE DATA 31 KORRIK, DITA E FUNDIT DHE,
UNE CDO DITE KAM QENE PA TELEFON!
NGA NESER, DUHET EDHE TE PAGUAJ FATUREN PA PATUR ASNJE MINUTE TE CDO DITE TE KETIJ KORRIKU, SHERBIM-telefon, internet, mesazhe!
UNE JAM NEN KONTRATE ME KOMPANINE ONE;
PREJ VITESH!
Po prej vitesh paguaj detyrimet permes BANKES!
Ne banke mesova se kjo kompani nuk dergonte me ne banke faturat e mia; si une ishin shume me kete problem.
Cdo jave te ketij Muaji, kam qene ne dyqanin e tyre;
Pas javes se dyte u binden dhe nje jave me pare fatura kish mberritur ne banke;
Prej BANKES kam marre vertetimin se CDO FATURE E PARAQITUR PRANE BANKES ESHTE PAAAGUUUUAAAAR!
Ua cova nje te hene me pare ne dyqanin e tyre!
Por, perseri TELEFONI ESHTE I BLLOKUAR, INTERNETI PO ASHTU! Me duhet te rri ne zona me ËiFi prej nje muaji!
Ajo qe me acaron eshte qe NUK REAGOJNE! Heshtin dhe bllokojne!
Natyrisht ARROGANCA e ketyre ne marredhenie me njerezit eshte e NEVERITSHME; une nuk jam i vetmi me kete hall!
E gjitha ne nje treg DUOPOL-me vec dy kompani, e ka degraduar kete sherbim ne NJE SHERBIM MIZERABEL!
Kaq!”, shkruan Braçe.
© Video e marrë nga “Facebook” i Erion Braçes

