SPRINT NEWS ALBANIA

BotaRajoni

Arrestohen 3 shqiptarë në Itali, çantat plot me kokainë

Autoritetet italiane kanë arrestuar 3 shtetas shqiptarë, pasi janë kapur me një sasi prej 19 kilogramë kokaine, 16 prej të cilave u gjetën në një makinë dhe 3 kg të tjera në shtëpi.

Sipas mediave italiane bëhet fjalë për dy vëllezër dhe një person tjetër, të cilët ishin në një makinë, ndërsa pranë një banese që prej kohësh ishte nën vëzhgim u shkëmbyen çanta me droge.

Drejtuesi i makinës ishte një 32-vjeçar shqiptar, i cili e  kishte fshehur lëndën narkotike në mbështetësen e krahut në automjet. Tre kilogramët e kokainës ishin të ndara në pako me një kilogramë secila.

Ndërkohë kontrollet vazhduan edhe në banesën ku ndodheshin dy vëllezërit shqiptare, ku policia gjeti 16 kg kokainë si dhe një shumë prej 29 mijë eurosh, që dyshohet se ka ardhur nga veprimtaria kriminale.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?