SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Sherr mes dy familjesh në Fushë-Krujë, 5 të plagosur (EMRAT)

Një sherr ka ndodhur mes dy familjeve në Fushë-Krujë këtë të diele ku pesë persona janë plagosur.


Mësohet se konflikti ka ndodhur mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi në lagjen Hidrovor të Hamallës, ku tre vëllezërit Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolla kanë dhunuar kryetarin 80-vjeçar të familjes Kaçi, Pjetër Kaçi i cili po kalonte rrugën.



Më pas, dy djem nga familja Kaçi janë përfshirë në sherr ku anëtarët e familjes Nikolla kanë përdorur shkopa bejsbolli duke goditur anëtarët e familjes Kaçi. Sherri ka agravuar deri në përdorimin e armës së zjarrit nga ana e Martin Nikollës i cili ka gjuajtur pesë herë në drejtim të familjes Kaçi.

Sipas burimeve, shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i vazhdueshëm për shkak të një rruge në lagje. Si shkak e konfliktit, janë plagosur tre djemt nga familja Kaçi dhe për momentin ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e konfliktit.

Total 1 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?