“Jep sa para të duash, veç të vritet”, përgjimet fundosin biznesmenin…
Përgjimet fundosin grupin kriminal që u godit dje nga SPAK dhe u arrestuar ish-shefi i Forcave Operacionale, Oltion Bistri, drejtuesi i Prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita, dhe ish-polici Ardit Hasannega dhe biznesmeni Pëllumb Gjoka, por edhe të tjerë.
Ndërkohë, në biseda flitet për shumat që do të paguheshin për realizimin e vrasjeve.
Lala sqaron se në biseda Pëllumb Gjoka thotë që të jepen sa para kërkohen vetëm vrasja të kryhet. Pas vrasjes së Gjin Ndojit në 2020 të dyshuarit i kanë shkuar edhe në varrim.
Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se biznesmeni Gjoka del në përgjime duke bërë plane me Behar Bajrin për të kryer vrasje. Behari i shpjegon se kishte kontaktuar persona të ndryshëm jo shqiptarë, por kombësi te tjera për të realizuar vrasjen, por me vonë rezulton se vrasjet i kryejnë shtetas shqiptare.

