SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Emri/ Sekuestrohen 10 milionë euro pasuri të biznesmenit të vrarë

Dhjetë milionë euro pasur në pronësi të biznesmenit të vrarë Paulin (Ndues) Gjergji dhe familjarëve të tij janë sekuestruar nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë. Ato dyshohet se burojnë nga veprimtaria kriminale.


Në zbatim të procedimit penal, u bë ekzekutimi i vendimit të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive të paluajtshme në ngarkim të shtetasit Paulin (Ndues) Gjergji dhe të familjarëve të tij.



Në zbatim të këtij vendimi, u bë sekuestrimi i pasurive të paluajtshme, vlera e të cilave arrin rreth 10 milionë euro, konkretisht: 

  • 11 garazhe, 18 apartamente, 1 truall, 2 njësi, 1 vilë, licencë për transport udhëtarësh, 3 shoqëri aksionere, 1 kazino dhe 9 automjete.

Nga veprimet hetimore dyshohet se pasuritë e sekuestruara e kanë burimin nga veprimtaritë kriminale të kryera nga shtetasi Paulin (Ndues) Gjergji i cili ka qenë i dënuar për vepra penale në fushën e narkotikëve. Aktualisht ky shtetas është i vdekur, por pasuritë i kishte trashëguar familja.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?