Këshilli Kombëtar i PD anulon zgjedhjet e 29 Korrikut për kryetarin e partisë
Në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të PD-së që po drejtohet online nga Gazment Bardhi është vendosur të anulohen zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe farsë.
Gjithashtu, në mbledhje është pranuar dorëheqja e Lulzim Bashës e datës 21 Mars 2022 dhe po ashtu e Enkelejd Alibeajt që mban datën 17 Maj 2023. Lajmin e kanë konfirmuar burime për Klan News.

Referuar të njëjtave burime, u shtyu për në një mbledhje tjetër vlerësimi mbi dorëheqjet e Nënkryetarëve Agron Gjekmarkaj dhe Jorida Tabaku, të cilët i qëndrojnë dorëheqjes së tyre edhe pse dorëheqjet e tyre nga ana e Këshillit nuk u konsideruan si të parevokueshme.Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së po zhillohet me 245 anëtarë online në “Zoom”
Total 0 Votes
0
0
