SPRINT NEWS ALBANIA

Politike

Gazment Bardhi mbledh “online” Këshillin Kombëtar të PD-së, prezent në mbledhje 245 anëtarë

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së zyrtare, Gazment Bardhi ka mbledhur “online” rreth orës 19:30 Këshillin Kombëtar të Partisë Demokratike. Ai po e drejton këtë mbledhje nga Kryesia e Kuvendit.

Përmes një njoftimi nga zyra e shtypit e PD-së, bëhet e ditur se prezent në mbledhje janë 245 anëtarë.

Në mungesë të Kryetarit të Këshillit, ngrihet komisioni drejtues i punimeve që drejtohet nga Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi.

Këshilli Kombëtar ka vendosur ndryshimin e rendit të ditës si më poshtë:

-Diskutime dhe vendimmarrje për zbatimin e nenit 46, pika 4 të Statutit të PD.

-Diskutime, qëndrime dhe vendimmarrje mbi situatën e krijuar në Partinë Demokratike, veçanërisht pas zgjedhjeve të 14 Maj 2023.

Përveç Bardhit, në Kryesinë e Kuvendit ndodhen dhe 3 deputetë të tjerë, Bledion Nallbati, Xhelal Mziu dhe Dhurata Çupi. Anëtarët e tjerë të Këshillit Kombëtar do të komunikojnë përmes “Zoom-it” në këtë mbledhje.

Sipas Bardhit, mjafton që anëtarët të kenë akses në mbledhje dhe nuk është e domosdoshme që të jenë fizikisht të pranishëm në Kryesi. Mbledhja do të jetë e mbyllur për mediat.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?