Aktualitet

VIDEO/ Digjen telat e rrymës elektrike në Sarandë, panik tek njerëzit

KAON

Qytetarët dhe pushuesit në Sarandë mesditën e kësaj të marte janë gjendur në një situatë të pazakontë, ku për shkak të nxehtësisë kanë marrë flakë telat elektrik nëpër rrugë.

Sipas informacioneve për ABC News mësohet se djegia e telave ka ndodhur në një rrugë të populluar të qytetit duke bërë që banorët të largohen me shpejtësi.

Pas zjarrit në tela në shtyllë ato u këputën duke shkaktuar ndërprerje të energjisë.

Zjarrfikësja u ndodh menjëherë në vendngjarje ndërsa është treguar e kujdesshme për të ndërhyrë deri në ulje të automatit për të mos rënë në kontakt me energjinë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?