SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Zjarre dhe stuhi vdekjeprurëse, çfarë po ndodh në Evropë?

Në Greqi, mijëra turistë janë riatdhesuar nga Rodosi për shkak të zjarreve që kanë shpërthyer në disa pjesë të ishullit për gati një javë.

Shumë udhëtime atje janë anuluar nga operatorët turistikë dhe linjat ajrore, duke i lënë pushuesit në harresë, ndërkohë për shkak të zjarreve është bërë evakuimi i banorëve në zonat e Rodos dhe Korfuzit , ndërsa autoritetet kanë vënë në gatishmëri edhe ishullin e pushimeve të Kretës për zjarre.

Italia gjatë orëve të fundit po përballet me një gjendje emergjente ku një ndër aeroportet më të mëdhenj ai i Palermos është mbyllur për shkak të zjarreve dhe më shumë se 120 familje duhej të evakuoheshin nga Sicilia. Ndërkohë Milano është përfshirë nga stuhi të fuqishme ku si pasojë kanë humbur jetën 2 persona.

Kroacia është një tjetër vend evropian që po përballet me zjarret, ku një vatër ka shpërthyer në rajonin e pushimeve të  Dubrovnikut ku po punojnë rreth 100 zjarrfikës për të vënë nën kontroll flakët.

Ndërkohë për shkak të flakëve rreth 34 persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur në Algjeri, ndërsa në Tunizi , një zjarr shkaktoi evakuimin e të paktën 300 njerëzve nga fshati Melloula.

Gjermania është një tjetër vend evropian që po përballet përveç va[ës me një stuhi me erëra të forta që kanë përfshirë Berlinin duke rrëzuar pemë.

Larg Evropës,  Tajvani ka anuluar stërvitjet e tij vjetore ushtarake dhe masat paraprake po merren në Kinë pasi super tajfuni Doksuri shkon drejt Azisë Lindore.

Ndërkohë shkencëtarët sipas një studimi të fundit kanë paralajmëruar se vala e të nxcehtit që ka përfshirë të gjithë botën është për shkak të kushteve atmosferike./

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?