SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Aksident tragjik në Lezhë, humbin jetën dy persona

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin Lezhë-Shkodër në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Kallmetit”. Dy persona kanë humbur jetën ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur si pasojë e përplasjes së një makine tip “Fiat” dhe një zetori.



Siç raporton gazetarja Vera Deda, dyshohet se “Fiati” ka qenë me shpejtësi të lartë dhe i ka rënë nga pas zetorit. Pas goditjes, shoferi i zetorit, Ardian Tomaj, ka humbur kontrollin dhe mjeti i tij ka dalë nga rrugë.



Për pasojë ai ka marrë disa lëndime dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Por fatkeqësisht drejtuesi i mjetit “Fiat” dhe një pasagjer aty nuk kanë mundur të mbijetojnë.Ata nuk janë identifikuar ende nga policia. Policia dyshon po ashtu, se shkak i kësaj ngjarje mund të jetë bërë edhe një përgjumje e shoferit të “Fiatit”.

Policia dhe grupi hetimor ndodhen ne vendngjarje ku po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të këtij aksidenti tragjik.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?