Vapa ekstreme, këshilla si t’i mbrojmë qentë dhe macet

ÇFARË NUK DUHET BËRË:
1.Asnjëherë mos i mbani qentë dhe macet të mbyllur në makina të palëvizshme nën diell. Në pak minuta kafshët mund të sëmuren dhe madje të ngordhin.
2. Mos e shëtisni kurrë qenin në atë pjesë të ditës kur temperaturat e larta arrijnë pikun.
3. Mos e shëtisni kurrë qenin në asfalt nën diellin përvëlues, nxehtësia e asfaltit mund të shkaktojë djegie serioze në majë të gishtave të tij.
4. Mos e çoni kurrë qenin në plazh në orët e nxehta të ditës.
5. Mos e lini kurrë qenin ose macen tuaj të mbyllur në ballkon, edhe nëse ka hije, vapa mund të jetë fatale, por lërini mundësinë që të kthehen brenda në shtëpi për t’u freskuar.

ÇFARË TË BËNI:
1.Kujdesuni të vëzhgoni kafshën tuaj shtëpiake, nëse ka ndonjë problem që i shkakton vapa. Nëse keni dyshime, telefononi veterinerin tuaj.
2.Lëreni gjithmonë një tas me ujë të freskët (jo të ftohtë) në dispozicion për macen dhe qenin tuaj dhe mos harroni të ndërroni ujin shpesh dhe në çdo rast lëreni në vende të freskëta.
3.Vendosni një tas me ujë të freskët, jashtë shtëpisë për të shuar etjen e kafshëve endacake.
4.Merrni qenin për shëtitje në orët e freskëta, veçanërisht në mëngjes herët ose në mbrëmje pas errësirës kur temperaturat bien.

