Balluku takon Escobar në Uashington
Zëvendëskryeminstrja Belinda Balluku u prit në Departamentin Amerikan të Shtetit nga i Dërguari i Posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Eskobar.
“Diskutuam për një sërë çështjesh kritike për rajonin, për aktualitetin e ditëve të fundit dhe mbi të gjitha për rolin e rëndësishëm që Shqipëria dhe Kryeministri Rama po luajnë në këto momente vendimtare. Ai dhe skuadra e tij janë të gatshëm të ndihmojnë në zgjidhjen e situatave dhe mbarëvajtjen e reformave dhe proceseve jetësore për vendet e Ballkanit Perëndimor”, shkruan Balluku në rrjetet sociale.

Numri 2 i qeverisë thekson se “e sigurova që Qeveria Shqiptare është e fokusuar plotësisht për përmbushjen e angazhimeve të marra dhe mbi të gjitha jemi koshient për rolin e rëndësishëm që duhet të luajmë në rajon dhe shembullin e mirë që duhet të japim”.

Total 0 Votes
0
0
