SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm

Taulant Balla është betuar në detyrën e Ministrit të Brendshëm në Presidencë këtë të shtunë në orën 11:00.

Më herët, Kuvendi miratoi më 13 korrik, me 75 vota pro, 16 kundër, 1 abstenim emërimin e Ballës, i cili do të zëvendësojë Bledi Çuçin pas shkarkimit të tij.

Ky i fundit u shkarkua nga kryeministri Edi Rama pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Thumanë, ku të afërmit e ish-deputetit Rrahman Rraja dhunuan brutalisht dy persona të cilët denoncuan dëmtimet në banesat e tyre nga një gurore në Borizanë.

Kujtojmë që Taulant Balla mbante detyrën e kreut të grupit parlamentar të PS që prej vitit 2017. Më herët, ai ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i kësaj force politike, drejtues politik së fundmi edhe i qarkut të Fierit.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?