Sport

Bruno Telushi nuk është më pjesë e skuadrës së Partizanit.

KAON

Mesfushori i të kuqve është larguar përfudnimisht nga skuadra, pas tensionit që ka pasur me trajnerin zoran Zekic pas ndeshjes në Champions League.


Bruno Telushi ka qenë i pakënaqur për mos aktivizimin si titullar në këtë takim dhe pas ndeshjes ai ka shfaqur nervozizëm. Trajneri Zoran Zekic nuk e ka pritur mirë sjelljen e Telushit dhe ka dashur që ta bëjë shembull, teksa ka ardhur njoftimi se Telushi largohet nga skuadra pak javë pasi kishte rinovuar kontratën.

Partizani njofton mbylljen e bashkëpunimit me Bruno Telushin. Mesfushori dhe klubi kanë vendosur të ndërpresin me mirëkuptim kontratën mes tyre.



Falënderojmë Bruno Telushin për kontributin e dhënë në këtë sezon, ku për një pjesë të ndeshjeve mbajti edhe shiritin e kapitenit. Klubi i uron shumë suksese Telushit në vazhdim të karrierës së tij” – shkruhet në njoftimin e klubit.

 

 

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?