SPRINT NEWS ALBANIA

Aktualitet

Rama: “Më “mbytën” miq nga Kosova pse e mbrojta Albinin”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish në rrjetet sociale sa i përket ngjarjes së dhunshme në Kuvendin e Kosovës. Rama shkroi se miq nga Kosova e kanë “mbytur” duke i thënë se pse ka mbrojtur homologun e tij Kurti, meqenëse shishen e parë e ka gjuajtur zëvendës kryeministri Bislimi.


Rama shkroi në Twitter se “nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë”, pasi sipas tij nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë.

Ai u shpreh se ajo çka ndodhi sot është e turpshme dhe se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës.


“Më “mbytën” miq nga Kosova pse e paskam mbrojt Albinin, se shishen e parë e paska gjujt Bislimi dhe paska qenë VV që e paska hap kapitullin e dhunës në Kuvendin e Kosovës kur ishte në opozitë! Nuk më duhet kush e ka gjujt shishen e parë, mbase keni të drejtë ju, mbase jo, por nëse demokracia parlamentare katandiset në kush gjujti i pari atëherë kemi një problem edhe me kuptimin e demokracisë, edhe me kuptimin e këtij momenti kyç për Kosovën, e cila nuk ia ka borxh askujt besoj shfaqjen skandaloze të ditës së sotme.

Dhe si dikush që e di mirë se sa poshtë ka rënë Kosova në sytë e krejt botës demokratike për shkak të qasjes së gabuar të qeverisë së saj, unë vazhdoj mendoj se çka ndodhi sot është e turpshme dhe jam i bindur se justifikimi i asaj shëmtie nuk e ndihmon, po e dëmton ende më shumë reputacionin e Kosovës, prandaj thashë dhe e them prapë se uroj që opozita të distancohet nga një shëmti e tillë!” shkroi ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?