Virozat e verës tek pacientët e vegjël, Shefja e pediatrisë në Elbasan: Shmangni orarin e pikut për lëvizje
Virozat e stinës së verës kanë prekur pacientët e vegjël, të cilët paraqiten në spital me simptoma të ndryshme. Shefja e pediatrisë në Elbasan, Irena Palloshi, tregon cilat janë virozat më të përhapura tek fëmijët gjatë stinës së verës, ndërsa jep edhe këshillat e saj për të mbrojtur të vegjlit gjatë kësaj periudhe
Stina e verës me rritjen e temperaturave, shoqërohet edhe me viroza karakteristike për këtë periudhë, kryesisht për pacientët e vegjël. Në pediatrinë e Elbasanit paraqitet një numër i konsiderueshëm i fëmijëve për të marrë trajtim. Shefja e shërbimit pediatrik në Elbasan, Irena Palloshi, në një intervistë për për Syri Tv, tregon se cilat janë virozat më të përhapura tek fëmijët gjatë stinës së verës.
Shefja e pediatrisë së Elbasanit Irena Palloshi, jep këshillat e saj ndaj prindërve, për mbrojtjen e fëmijëve gjatë stinës së verës.
Temperaturat e larta të stinës ndikojnë tek rendimi i situatës virale, ndaj ekspertët e shëndetit bëjnë apel për kujdes të shtuar gjatë verës.

