Blendi Fevziu: “Këta njerëz nuk kanë frikë nga shteti”
Gazetari dhe moderatori i njohur Blendi Fevziu ka dënuar ngjarjen e rëndë të ndodhur dy ditë më parë në Fushë Krujë ku dy kushërinj të fisit Maja u rrahën barbarisht nga anëtarë të fisit të deputetit Rrahman Rraja.
“Pamjet e kesaj videoje te tmerrshme qe jane publikuar dje (dhe qe nuk po i ripublikoj te plota per hir te etikes dhe rregullave te Instagramit), nuk jane thjeshte nje akt dhune. As nje sherr banal.
Jane sfide ndaj qytetarit, ndaj shoqerise dhe padyshim ndaj SHTETIT te cilin duket hapur qe keta njerez as e kane frike dhe as e kane ne llogari.
Me shume duket se trembet shteti nga keta persona se sa ata nga policia dhe drejtesia. Imazhe si keto e demtojne Shqiperine me shume se sa cdo gje tjeter”, shkruan gazetari dhe moderatori Blendi Fevziu, teksa ndan një foto nga ngjarja ne Fushë Krujë-Thumanë.

