SPRINT NEWS ALBANIA

AktualitetPolitike

Rama në Sarajevë, pritet nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës

Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnje dhe Hercegovinës, në Sarajevë, teksa po zhvillon ditën e dytë të turit ballkanik, në kuadër të përgatitjes për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në Tiranë në tetor të këtij viti.



Kreu i qeverisë shqiptare është pritur nga kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.

Sipas agjendës së publikuar pak ditë më parë, Rama do të zhvillojë një konferencë për shtyp me Kriston në orën 11:40.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?