Stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, Aviacioni Shqiptar: Deri më 23 qershor priten vonesa dhe anulime fluturimesh!

Aktualitet

Autoriteti i Aviacionit Civil në Shqipëri njofton se për shkak të stërvitjes ushtarake “Air Defender 23”, e cilësuar si stërvitja më e madhe në historinë e NATO-s, do të ketë vonesa dhe anulime të fluturimeve.

Nga data 12 – 23 Qershor 2023 kur do të zhvillohet në Europë “Air Defender 23”, do ketë prezencë të lartë të avionëve ushtarakë në të gjithë hapësirën ajrore evropiane, dhe atë të Shqipërisë, ndaj autoritetet po punojnë për minimizimin e këtij impakti.

Në stërvitjen ushtarake marrin pjesë 25 Shtete, mbi 10,000 trupa dhe 220 avionë, ndaj Eurocontrol, Autoritetet e Aviacionit Civil, Siguruesit e Shërbimit të Navigimit Ajror dhe Aeroportet, janë duke u koordinuar me njëri-tjetrin për të shmangur sa më shumë vonesat dhe anulimet e fluturimeve.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?