LAJM I FUNDIT: Ndahet nga jeta Silvio Berlusconi

Bota

Silvio Berlusconi ka vdekur në spitalin San Raffaele në Milano, raportuan këtë të Hënë mediat italiane.

Sipas “Corriere Della Sera”, lideri i Forza Italia dhe themeluesi i Mediaset u shua sot në moshën 86 vjeçare.

Berlusconi u kthye në spital të premten e kaluar, pas një shtrimi të gjatë – 45 ditë – i cili përfundoi disa javë më parë, për shkak të pneumonisë dhe një forme leuçemie.


Në mëngjes, vëllai i tij Paolo dhe fëmijët e tij kishin shkuar me urgjencë në spital, ku tashmë ndodhej Marta Fascina, partnerja e Berlusconi-t.

Total 1 Votes
1

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?