Karkalecat ‘pushtojnë’ Lushnjën

Aktualitet

Tufat e karkalecave kanë pushtuar qindra hektarë tokë të mbjellë me jonxhë apo të papunuar në Lushnje. Pjesa më e madhe e tyre janë të përqendruar në sipërfaqet e tokës së thatë.

Në këto kushte, fermerët që kanë tokat bujqësore të mbjella pranë atyre që janë pushtuar nga karkalecat janë të destinuar t’u dëmtohen prodhimet. Gjergj Suljoti dhe Ylli Iljazi nga Lushnja tregojnë përpjekjet e tyre dhe luftën me këtë insekt.


Tre vitet e fundit karkaleci është shtuar masivisht, sidomos në tokat e lëna djerrë. Mungesa e organizimit të punës nga fermerët dhe mosmarrja e masave në kohen e duhur, po e bën të pamundur betejën ndaj këtij insekti.

Në mjaft raste fermerët u vënë flakën tokave, me qëllim djegien e larvave të karkalecit. Sipas statistikave të Drejtorisë së Bujqësisë në Lushnje rreth 800 hektarë tokë është e infektuar nga karkaleci.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?