Erzeni qëndron në Superiore! Shijakasit mposhtin Korabin në 120 minuta

Sport

U luajt ditën e djeshme finalja e Play-Off në kampionatin e futbollit shqiptar, me Erzenin dhe Korabin që u përballën në orën 17:00 në stadiumin “Niko Dovana”.

Erzeni arrin të sigurojë mbijetesën në Superiore teksa mposhit Korabin në më shumë se 120 minuta lojë. Golin e parë e shënuan shijakasit me Sadikin në minutën e 3-të ndërsa dibranët barazuan në të 20-tën me Tabakun duke mbyllur me këtë rezultat 90 minutat e kohës së rregullt. Me fillimin e 30 minutave shtesë do të ishte mesfushori Adnard Mehmeti që do të shënonte golin e fitores dhe të shpërthente festën në stadium.

Shijakasit shpëtojnë kështu sezonin dhe sigurojnë pjesëmarrjen edhe për një vit në elitën e futbollit shqiptar ndërsa dibranët duhet t’ja nisin sërish nga Kategoria e Parë.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?