Egnatia shkruan emrin në histori. Fitoi Kupën e Shqipërisë, mundi 1-0 Tiranën

Sport

Në sezonin e dytë në Superligë, Egnatia hyri në historinë e futbollit shqiptar. Pasi siguroi europën me vendin e tretë të renditjes, skuadra nga Rrogozhina arriti të ngrejë trofeun e Kupës së Shqipërisë në finale me Tiranën.

Bardheblutë e cunguar për shkak të dënimeve nga Komisioni i Disiplinës, u paraqitën në këtë ndeshje me disa lojtarë të skuadrës së 19-vjeçarëve.

Që prej minutës së 24’, Tirana luajti me 10 lojtarë por mundi të mos pësojë madje krijoi disa aksione për gol. 90 minutëshi përfundoi pa gola ndërsa në shtesa Egnatia shënoi në minutën e 114. Ishte një 11-metërsh i ekzekutuar nga Jackson.

Egnatia mund të quhet surpriza e bukur e sezonit futbollistik pasi ka bërë një garë të fortë me pretendentët në kampionat si dhe ka treguar ambicie në kupë.

Tashmë Egnatia, Tirana dhe Vllaznia do të përfaqësojnë Shqipërinë në Conference League.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?