
Kurti është shprehur se Kosova po bashkëpunon me Shtetet e Bashkuara të Amerikës për uljen e tensioneve në Veri. Ai thekson se duhet t’i jepet fund dhunës nga bandat e dërguara nga Beogradi deri në zgjedhjet e reja, në mënyrë që tensionet në Veri të ulen.
“I kënaqur të flas me Zëvendës Këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Finer. E falënderoi për thirrjen e tij dhe angazhimin për të punuar bashkë me Amerikën për të ulur tensionet. Kjo kërkon një fund të menjëhershëm të dhunës nga turmat e sponsorizuara nga Beogradi kundër oficerëve të sigurisë deri në zgjedhjet e reja në ato komuna”, shkruan Albin Kurti.