“Më jep F-16″/ Biseda telefonike, zbardhet “pazari” mes Erdogan dhe Biden

Bota

Presidentët e SHBA-së dhe Turqisë patën një bisedë telefonike pas rizgjedhjes së Rexhep Tajip Erdogan, ku ende kanë mbetur gjemba në marrëdhëniet dypalëshe. Në bisedën telefonike që Joe Biden i ka bërë homologut të tij turk, i ka uruar për fitoren në raundin e dytë të zgjedhjeve turke.

Gjatë bisedës telefonike, Erdogan ngriti çështjen e blerjes së avionëve luftarakë amerikanë F-16, ndërsa Biden, nga ana e tij, i kërkoi Ankarasë të heqë pengesat që paraqet për anëtarësimin e Suedisë në NATO.

Ne do të flasim më shumë për këtë javën e ardhshme,” tha Biden.

Sipas mediave turke, “në bisedën e tyre telefonike u ra dakord të promovojnë marrëdhëniet Turqi-SHBA në çdo fushë”.

“Mezi pres të vazhdoj të punoj së bashku si aleatë të NATO-s për çështjet dypalëshe dhe sfidat e përbashkëta globale” shkroi Biden në Twitter.

Çështja F-16

“Shtetet e Bashkuara janë pjesë e saj, është një nga shumë faktorë. Ka Rusi, Kinë. Me vendet e Islamit dhe BE-së”, theksoi më herët përfaqësuesi i presidentit turk Ibrahim Kalin.

Lidhur me Suedinë, Kalin tha se Turqia i ka vendosur kushtet e saj. “Nëse ata i kënaqin ne do të vazhdojmë, nëse nuk i kënaqin do t’i vendosim në pritje”, tha ai.

Ai tha gjithashtu se “kur të ulemi për bisedime me SHBA-në, duam të kemi kushte të barabarta. Nëse çështja e F-16 nuk shkon përpara, nuk do të jetë fundi i botës. Do të kërkojmë alternativa”.

Sipas Kalin, shpallja e kabinetit të ri dhe betimi mund të bëhet të premten./Dosja.al

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?