‘Dan Hutra është spiun i policisë së shtetit’/ Deklarata e Vladimir Kurtit: Ai ka pseudonimin

Aktualitet

Vladimir Kurti, vëllai i Etleva Kurtit, e cila u vra nga Dan Hutra, ka dhënë disa detaje për autorin e vrasjes së tre grave. Nga burgu, ai ka treguar për emisionin ‘Uniko’, se ka dyshime të forta se Dan Hutra mund të jetë një agjent i Policisë së Shtetit.

Sipas tij, Dan Hutra ka futur në burg disa persona që kanë pasur lidhje me trafikun e drogës.

Vetëm e kam sharë një herë. Ai ka paguar 2, 3 veta që të më godasin. Ai nga dhoma ka ikur me mirëkuptim, ia kam cu rrobat deri te dhoma. Konfliktin e ka krijuar pasi ka ikur. Njërit i kishte dhënë 2 mijë euro, tjetrit 3 mijë euro që të më godasin. 

Ai ka marrë 300 mijë për kokën time. Erdhi nuk ia arriti dot dhe u mor me gratë jashtë. Më tha mbaje mend se cfarë do të të bëj. Të më bësh gjë mua duhet të jesh burrë e jo monstër si ai. 


 

Ai shau nga sporteli dhe unë e shava. Ai sulmoi edhe një invalid tjetër. Unë fillova të dyshoj se ai ishte spiun i policisë së shtetit. Njihej me pseudonimin ‘Daja‘, që domethënë ishte nga ata agjentët sekretë.  Ky ka futur në grup edhe 2-3 grupe të kapur me drogë, i ka spiunuar. Janë kapur nga Dani, janë spiunuar. E mora vesh nga cunat e burgut.’– tha Kurti.

Vladimir Kurti është i dënuar me burg përjetë për vrasjen e Agim Bucit. Ai dhe miku i tij iu futën në dyqan për ta grabitur. Pasi kanë hyrë brenda, Vladimiri është afruar te kasa e parave për të marrë këto të fundit. Pranë saj ndodhej fëmija i mitur i viktimës. Gruaja e viktimës, Rita Buci, pasi ka parë Vladimirin te kasa, është munduar ta godasë me disa produkte ushqimore. Në atë moment, Vladimir Kurti ka qëlluar më pistoletë dhe e ka plagosur në këmbë. Pas të shtënës, është afruar Agim Buci, i cili është përleshur me Vladimir Kurtin. Ky i fundit e qëlloi me pistoletë edhe atë, duke i marrë jetën. Ndaj edhe për ngjarjen u dënua me burg përjetë, ndërsa shoku i tij, Rruzhdi Hoxhaj, u dënua me 26 vite burg.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?