Rama për ministren Kumbaro: “Pa të s’do ishim kaq të buzëqeshur sot”

Aktualitet Politike

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Gjirokastër për turin e falenderimeve pas zgjedhjeve të 14 majit.

Rama në përfundim të fjalës së tij ka falenderuar drejtuesen politike në Gjirokastër, njëkohësisht ministre e Turizmit, Mirela Kumbaro për punën e bërë.


Kumbaro u shfaq e emocionuar me lot më sy, teksa përshëndeti të pranishmit.

“Dua të bëj në fund një falenderim shumë të veçantë të merituar plotësisht pas një konflikt interesi sepse jam i bindur se pa personin që do falenderoj sot nuk do ishim kaq të buzëqeshur dhe besoj se të gjithë ju jeni dakord me mua sepse është një nga ato raste kur një udhëheqës krijon konsensus popullor Mirelën. Faleminderit Mirela” tha kryeministri ndër të tjera.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?