Bota

Ukraina në prag të kundërofensivës, ushtria publikon VIDEON: Koha të marrim çka është e jona

Ukraina do të nisë nga momenti në moment një kundërofensivë ushtarake për të rrimarrë territoret e pushtuara nga Rusia, dhe për të cilën është përgatitur prej disa muajsh tashmë.

Duket se koha ka ardhur, ndërsa shefi i shtabit ushtarak ka shpërndarë këtë spot motivues. Video përmban një lutje qindra vjeçare ukrainase, por që është përshatur me situatën e krijuar nga lufta.

Ushtria ukrainase ka grumbulluar forcat, duke mbledhur një numër të madh luftetarësh të rinj të pajisur me mjetet ushtarake të fjalës së fundit, të dhuruara nga partnerët e saj dhe me të cilët janë formuar disa njësi të reja ushtarake. Ndonëse flitet se kundërofensiva do të nisë në jug të vendit, koha dhe vendodhja e saktë janë ende të paqarta.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?