Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka organizuar një miting mbrëmjen e sotme në Beograd, ku ka folur për situatën në Kosovë.
Ai ka thënë se aksioni i sotëm nga Policia e Kosovës ishte i planifikuar. Më pas ai paralajmëroi se pas mitingut, do të mledhë Këshillin e Sigurisë për të diskutuar tensionet e krijuara në kufirin me Kosovën.
”Sapo të përfundojë ky takim do të kemi një seancë të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, shumë gjëra të këqija po ndodhin në Kosovë, prandaj duhet më shumë se kurrë unitet dhe bashkim”, tha Vuçiç.
Prezent ishte dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç i cili tha se nuk do të dorzëohen për Kosovën. “Ne nuk do të dorëzohemi për Kosovën, ne nuk do ta japim Serbinë, fëmijët tanë.”- deklaroi ai.