Kulture

Koleksioni i panjohur i Vasil Koçit me 800 foto, imazhet e shkrimtarëve, piktorëve këngëtarëve në vitet 1980

Një fletore e trashë mban brenda fletëve të saj, një histori të shkurtër të artit shqiptar të para ‘90-ës. Imazhet e emrave si Petro Marko, Sali Shijaku, Natasha Lako, Ismail Kadare, Muntas Dhrami, Zef Brumçi, Vaçe Zela, Violeta Manushi, etj, fshihen pas fletëve me shënime në krah. Kjo është veçse një pjesë e koleksionit të Vasil Koçit që ka punuar pranë shtëpisë së librit shkollor.


Jonida Gashi nga Instituti i Antropologjise Kulturore thotë se “bëhet fjalë për një koleksion që konsiston në 833 imazhe të ndara në diapozitivë në ngjyra të pikturave të realizmit socialist dhe fotografi të stampuara bardhezi të figurave kulturore të epokës” .

Një kopje digjitale të këtij koleksioni deri më tani të panjohur, familja ia dhuroi Departamentit të Studimit të Artit pranë Institutit të Antropologjisë Kulturore. Ekspozita është konceptuar në dy pjesë.

Jonida Gashi shton se: “ky është një ndër koleksionet më të pasura që kemi në këtë moment dhe vendosëm të luanim pak me këtë idenë e figurës së punëtorit që është figura më e rëndësishme që prodhohej në realizmin socialist dhe artistët piktorët, shkrimtarët që krijuan e i sollën në jetë këto figura”.

 

 

A mund të shmangej ideologjia në këto vepra? Duket se politika imponohet në çdo kohë.

“Qëllimi është për të sjellë një lloj reflektimi mbi kozmosin e tërë të realizmit socialist. Ai është i dukshëm për të gjithë njerëzit në të gjitha kohërat, arti mbart presione politike” thotë Gashi.
Ekspozita që shfaq 29 imazhe veprash dhe 82 fotografi mund të vizitohet në galerinë “Zeta” deri më 3 qershor.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?