Në Tiranë mbrëmjen e djeshme është zhvilluar një dasmë e madhe, ku vajza e Tom Doshit, Briana ka kurorëzuar dashurinë me biznesmenin Bruno Çela.
Ceremonia është mbajtur në një nga lokalet më luksoze në Tiranë, ndërsa dekori ka qenë një përrallë e vërtetë.
Lulet shumëngjyrëshe e kanë zbukuruar vendin ku mbahej dasma. Nuk kishte sesi në këtë ceremoni të mungonin dhe personazhet VIP, ku mes të ftuarve ka qenë Luizi dhe Kiara.
Luizi madje në një postim në rrjetet sociale, ka ndarë një foto me djalin e Doshit, i cili e ka mbështetur lojën e fituesit të Big Brother Vip.
Dasma e Brianës dhe Bruno u mbajt më 21 maj, një javë pas zgjedhjeve lokale të 14 majit, pasi Tom Doshi dhe dhëndri i tij kanë qenë të angazhuar në fushatë.
në fushatë.