Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur certifikimin e zgjedhjeve lokale të 14 majit.
Gjatë një mbledhjeje të ditës së sotme, KQZ ka zyrtarizuar rezultatet e dala nga vota për kryebashkiak, këtë herë për Tiranën dhe Durrësin.
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ka certifikuar fitoren e Erion Veliajt për bashkinë e Tiranës dhe Emirjana Sako për Bashkinë e Durrësit.
Veliaj arriti të siguronte në këto zgjedhje 158856 vota, duke lënë pas kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Belind Këlliçin me 100425 vota. Surprizë në këto zgjedhje ishte Arlind Qorri i cili siguroi 13851 vota më shumë se kandidati Roland Bejo i Partisë Demokratike.
Kandidatja e PS në Durrës, Emiriana Sako siguroi 48512 në garë përballë kandiadatit të koalicionit “Bashkë Firojmë”, Igli Cara.
Rendi i ditës:
- Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Tiranë, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.
- Projektvendim “Për miratimin e Tabelës Përmbledhëse të Rezultatit të zgjedhjeve për Kryetar të Bashkisë dhe për Këshillin e Bashkisë, në zonën zgjedhore Bashkia Durrës, për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore të datës 14 Maj 2023”.