SPRINT NEWS ALBANIA

Shkrime

Bushati/ Zgjedhjet ishin një tërmet i madh për opozitën, duhet të përgatiten edhe për 100 pasgoditje

Ish-deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati tha se zgjedhjet vendore ishin një tërmet i madh për opozitën shqiptare dhe duhet të përgatiten edhe për 100 pasgoditje.

I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania ai tha se pret që brenda Partisë demokratike të vazhdojnë debatet dhe diskutimet nëse do largohet apo jo Berisha ndërkohë që ende nuk ka mbajtur një qëndrim zyrtar për humbjen e zgjedhjeve.

“PD-ja nuk ka akoma një qëndrim zyrtar sepse nuk di çfarë të thotë. Unë e kuptoj se ky ishte një tërmet më i madh se ai i Turqisë dhe do vazhdojë e do ketë edhe disa pasgodtije tektonike, një 100 copë deri sa të merret vesh.

Do japi dorëheqjen një tjetër, pastaj një tjetër, një do largohet, një do kërkoj të iki Berisha, njëri do dojë të rrijë Berisha. Do jetë një proces me 100 goditje të tjera sa ta absorbojnë këtë humbje elektorale, sepse nuk është e thjeshtë”,-tha Ervin Bushati.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?