Kur do largoheni nga politika? Dash Shehi: Do ta provoj edhe njëherë në 2025.

Politike

Prej vitesh tashmë është aktiv në politikën shqiptare dhe deputet në Parlament. Ai thotë se beteja e opozitës, prej disa vitesh tashmë, është të rrëzojnë nga pushteti Kryeministrin Edi Rama dhe Partinë Socialiste.

Por kur do të largohet nga politika? Dashamir Shehi, kryetar i LZHK, shprehet se do të provojë edhe njëherë betejën në zgjedhjet parlamentare të vitit 2025.

Por ai thotë se nga politika nuk janë larguar fillimisht as drejtues të partive që kanë mbajtur dhe detyra të larta shtetërore, si president apo kryeministër.

Besard Jacaj: Kur e keni në plan z.Shehi të tërhiqeni nga politika?

Dashamir Shehi: Do ta provoj dhe njëherë tani në 2025. Kam shpresën e Zotit që do më dëgjojnë disa në qoftë se i dëgjojnë ato idetë e mia, në qoftë se do gjej ortak në Parlament. Po në qoftë se do gjej ortak te populli shqiptar, ky sherri i partive nuk është se më ashtu shumë mua se unë e kam bërë ndarjen time me kolegët opozitar të PD në vitin ’97 dhe nuk kam ndërmend të bashkohem për këtë punë. Dhe unë nuk jam prej atyre që them u ça PD-ja. Nuk është nëna ime PD-ja, nënë kam Shqipërinë unë. PD është një parti politike që si gjithë partitë e tjera mund të ndahet, mund të bashkohet, Shqipëria do jetojë. Në Shqipëri ka ndaluar evolucioni politik.

Besard Jacaj: Po sepse jeni ju që në vitin 1992 edhe shumë të tjerë kolegë tuaj.

Dashamir Shehi: Po tani unë e kam fajin që nga ’96 nuk jam më në pushtet?

Besard Jacaj: Po jeni në Parlament.

Dashamir Shehi: Nuk të shqetësojnë këta të tjerët që kanë qenë presidenta, kryeministra.

Besard Jacaj: Jeni në Parlament. Keni mbështetur z.Basha për shumë vite, keni mbështetur dhe forca të tjera.

Dashamir Shehi: Po si duhet t’ja bëjmë? Të ikim ne që…

Besard Jacaj: Ta provojë dikush tjetër. Nëse për 10 vjet nuk e keni mundur dot Edi Ramën, mendoj që ka ardhur koha ta provojë dikush tjetër.

Dashamir Shehi: Këtu s’po ikin ata që janë në krye të partisë më të madhe, kanë qenë kryeministra, presidenta, ti thua të ikësh ti. Po iki unë mor, a e zgjidh kjo Shqipërinë? A e mundni ju Edi Ramën pa ju se ndoshta ju pengokam unë.

Shehi thotë se kandidatit të “Bashkë Fitojmë” për Tiranën, Belind Këlliçit, i ka bërë nder në zgjedhjet vendore të 14 majit pasi mund të dilte edhe si kandidat i pavarur dhe të merrte një numër të caktuar votash.

Gazetarja Ambrozia Meta: Kam vënë re një lloj dembelizmi nga ana e disa deputetëve ose figurave të Partisë Demokratike për t’u angazhuar në këtë fushatë. Unë e mbaj mend që në vitin 2017, Lulzim Basha e ka lënë jashtë liste Belind Këlliçin për të futur në Tiranë në lista të sigurta z.Shehi dhe pjesën tjetër të aleatëve. Z.Shehi pse nuk keni mbështetur Belind Këlliçin, pse nuk keni dalë në një takim me të në fushatë? Pse e latë atë kandidat ju dhe deputetë të tjerë të dukej sikur ishte kandidat i pavarur për kryeqytetin?

Dashamir Shehi: Unë z.Këlliçi i kam bërë nderin më të madh që mund të bëhet se mund të isha unë aty edhe të jeni i sigurt që ato votat e Qorrit do ishin shumë më të mëdha.

Gazetarja Ambrozia Meta: 5000 vota keni marrë në zgjedhjet e…. Me aq nuk fitohet Bashkia e Tiranës.

Dashamir Shehi: Po atëherë pse më kërkoni ju që të dal unë në fushatë kur qenkam unë i pavlefshëm? Unë nuk kam dalë për z.Këlliçi se në Tiranë ka pasur 2-3 kandidatë dhe ne linjën tonë politike e kemi bërë të qartë me kohë. Ne do hyjmë të gjithë si hark opozitar kundër Edi Ramës, kundër PS. Aty ku ka një kandidat te vetëm siç është në Durrës, Shkodër, Mirditë, kam shkuar kam bërë edhe fushatë për aq sa mund të bëj unë.

Atje ku kanë qenë 2 kandidat nuk kam dalë për të bërë fushatë për të qenë të drejtë me të dyja palët sepse unë nuk kam ndonjë pozicion të privilegjuar për partinë e Foltores në raport me partinë tjetër. Më të ndershme se kaq, a ka që ta thuash? Unë vetëm këtu kam bërë gjithë ato elozhet e mia për z.Këlliçi, i kam dhënë dhe mendtë e mia.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?