Balla: Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën?

Aktualitet Politike

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur jashtë Kuvendit, duke thënë se në zgjedhjet e 14 majit nuk ka asnjë vërejtje. Sipas tij zgjedhjet janë pranuar nga të gjitha palët dhe se ishin zgjedhjet më të mira të zhvilluar ndonjëherë.

“Zgjedhjet e 14 majit janë zgjedhje ku nuk ka pasur asnjë vërejtje nga asnjë subjekt politik. Kodi zgjedhor ka përcaktuar se si bëhet vërejtjet për zgjedhjet. Në 5250 qendra votimi nuk ka pasur asnjë procesverbal, kjo i bën ato zgjedhjet me të mira që tani. Vërejtejt behen vetëm nëpërmjet procesverbalit, gjë që nuk ka pasur.

Apeli im edhe pse opozita e nisi punën me bojkot të pranueshëm pas rezultatit në zgjedhje, thirrja është që opozita t’i rikthehet punës në Kuvend. Duhet të punojmë për një sërë çështjesh që kanë rëndësi mes opozitës dhe mazhorancës. Jemi gati të vijojmë bashkëpunimin.”- u shpreh Balla.


I pyetur nga gazetarët për videon e publikuar në media se është takuar me Lulzim Bashën brenda një pallati, Balla e mohoi, duke u shprehur se nuk ka pasur asnjë takim mes tij edhe ish-kryedemokratit.

“Nuk e kam takuar Lulzim Bashën, unë kam qenë dhe në një ashensor dhe me Berishën. I bie që e kam takuar dhe Berishën? Jo nuk e kam takuar as atë. ”- tha ai.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?