Sot në shtëpinë e tenorit Armaldo Kllogjeri ka festë. Kjo pasi bashkëshortja e tij ka ditëlindjen dhe sigurisht në ditën e saj të veçantë, nuk kishte si të mungonte urimi nga maestro.
Ish-banori i “Big Brother Vip 2” ka zgjedhur fjalët më të bukura për të uruar bashkëshorten e tij, duke u shprehur se po e bën babain më të lumtur të dy vajzave.
“Sot dua t’i uroj ditëlindjen gruas më të veçantë që kam njohur, me të cilën kam lidhur jetën prej vitesh e që po më bën babain më të lumtur të dy vajzave.
Gjithmonë kur vjen fjala për frymëzim mbetesh vetëm ti muza ime.Gëzuar ditëlindjen dhe ashtu siç e thotë kënga dedikuar ty “gjithë jetën në krahët e njëri-tjetrit”, ka shkruar ai në foton që ka shpërndarë në Instagram.