AktualitetPolitike

Kadilli: Duhet projekt i ri politik, PD po kthehet në parti personale

Humbja e PD-së dhe ngërçi ku ka rënë kjo forcë politike, kërkon organizim për një projekt të ri politik. Kështu ka deklaruar Fatbardh Kadilli,i cili në një intervistë për Vizion Plus tha se PD po kthehet në parti personi, ndonëse nuk lindi si e tillë.

Kadilli tha se shumë persona iu afruan Berishës, pasi menduan se do të mbijetonin nën sqetullën e liderit të demokratëve.

I pyetur se çfarë panë deputetët dhe mbështetësit tek Berisha gjatë kësaj kohe, Kadilli tha se ishin një sërë faktorësh, ndër ta urrejtja ndaj Bashës, apo edhe shpresa për të ardhur në pushtet.

 

Nëse është një forcë politike me individin, ajo forcë politike bën çfarë të dojë.

 

PD nuk lindi si parti e persoit, por po përfundon si parti personi. A duhet ta lërë politikën Berisha? Nuk ka pse e mbyll dyqanin, kur ai shet akoma.

 

Dy ditë pas zgjedhjeve të 2021 kërkova dorëheqjen e Bashës, dhe një projekt të ri politik. Nëse rrotullohemi rreth një individi nuk i kemi dhënë zgjidhje qytetarëve. Politika për mua mund të ndryshojë gjëra. Berisha nuk ka për të ikur asnjë herë. Nëse ata që i rrinë rroturr të japin dorëheqjen, nëse jo le të rrinë aty.

 

Një pjesë e madhe që u bashkuan me Berishën kanë qenë të ndryshën. Dikush ka pasur adhurim, nostalgji, ka pasur njerëz që kanë pasur inat me Bashën. Ky lloj modeli nuk të jep ndryshim. Ndryshimi vjen nga vetëdija.

 

Ata që u qepën nga mbrapa, menduan se do mbijetonin nën sqetullën e Berishës.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?