Vihet në pranga kryetari i Gjykatës së Lartë…

Bota

Byroja Kombëtare Kundër Korrupsionit e Ukrainës (NABU) ka vënë në pranga kryetarin e Gjykatës së Lartë të vendit, Vsevolod Knyazev. Ai dyshohet se ka marrë ryshfet 2.7 milionë dollarë si pjesë e një skeme që mund të përfshijë zyrtarë të tjerë.


 

Në një postim në Facebook të hënën vonë, NABU tha se kishte zbuluar korrupsion në shkallë të gjerë në  Gjykatën e Lartë, përkatësisht një skemë që lejonte gjyqtarët të merrnin fitime të paligjshme. Byroja shtoi se ka nisur një hetim i gjerë për rastin, shkruajnë mediat e huaja. 

Në një mesazh të veçantë të martën, NABU njoftoi një konferencë shtypi mbi rastin në Kiev në mesditë me kohën lokale. Ndërsa zyrtarët nuk kanë treguar asnjë emër, disa media ukrainase kanë cituar burime anonime që pretendojnë se në pranga është vënë Knyazev, kryetar i Gjykatës së Lartë.

Dyshohet për korrupsion, vihet në pranga kryetari i Gjykatës

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?