Një sherr me thika ka ndodhur në në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu” në Kamëz.
Paraprakisht bëhet me dije se një 18 vjeçar ka goditur me thikë një 15 vjeçar dhe për pasojë ky i fundit ka marrë dëmtime në krah. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat, ndërsa grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
“Më datë 16.05.2023, në Kamzë, në ambientet e jashtme të shkollës “Ahmet Zogu”, janë konfliktuar dy nxënës shkolle.Gjatë konfliktit shtetasi K. Gj., 18 vjeç, dyshohet se ka goditur me mjet prerës një 15-vjeçar, i cili si pasojë është dëmtuar lehtë në krah. Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.