VIDEO/ Kunati i kryebashkiakes së Beratit “plan” me punonjësin e bashkisë si të sjellin votues

Aktualitet

Në QV 3310 në Çelepias, një vëzhguese e koalicionit “Bashkë Fitojmë” ka filmuar kunatin e kryetares se Partisë Socialiste Berat me një punonjës të Policisë Bashkiake, duke diskutuar brenda qendrës së votimit sesi të sjellin disa qytetarë për të votuar.

Biseda e tyre është filmuar nga një vëzhguese e koalicionit, që kur i pyet a është e ligjshme apo jo fillon debati ashpër mes tyre.

Gazetarja Eneida Petova bën me dije për “BalkanWeb” se kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” Zija Ismaili ka deklaruar se do bëjnë edhe kallëzim penal në polici për rastin flagrant.

Total 0 Votes
0

Tell us how can we improve this post?

+ = Verify Human or Spambot ?