Në ditët e fundit të fushatës për zgjedhjet e dyfishta të 14 Majit në Turqi, tensionet janë shtuar në Turqi.
Së fundmi, kryebashkiaku i Stambollit dhe një figurë e rëndësishme e opozitës, Ekrem Imamollu, është goditur me gurë gjatë një tubimi në lindje të vendit.
Autoritetet lokale në Erzurum, një bastion i Erdoganit pranë kufirit me Gjeorgjinë dhe Armeninë, u përpoqën të bllokonin tubimin duke mbushur sheshin kryesor me autobusë të qytetit.
Opozita më pas e zhvendosi tubimin në një shesh aty pranë, me Imamoglu, i cili është emëruar si nënkryetar i ardhshëm, duke iu drejtuar mbështetësve nga maja e furgonit të fushatës së tij.
Menjëherë pas fillimit të tubimit, sulmues të panjohur filluan të gjuanin me gurë zotin Imamoglu. Xhamat e furgonit të tij u thyen dhe kryetari i bashkisë u fut brenda nga truprojat e tij.
Në një deklaratë për mediat Imamollu akuzoi presidentin Erdogan për sulmin, duke thënë më tej se policia vonoi me ndërhyrjen.
Një video e filmuar nga brenda autobusit tregonte një burrë që gjuante me gurë ndërsa oficerët e policisë aty pranë nuk lëviznin.